Seksion 9 – Lidhur me udhërrëfyesin

Ky udhërrëfyes është për vizitorë, refugjatë dhe shtetas të ardhshëm në Gjermani. Qëllimi është që të ju mundësoj orientim në fillimin e qëndrimit të tyre në Gjermani. Sa i përket refugjatëve, udhërrëfyesi ka për qëllim të ofrojë informata të nevojshme kur ata akoma nuk marrin pjesë në kurset e integrimit dhe të gjuhës gjermane që ofrohen nga qeveria. Që nga shtatori 2015, BAMF (Bundesamt für Migration und Flüchtlinge) nuk ofron informata të tilla.

Ky udhërrëfyes ofrohet në gjuhë të ndryshme dhe me ilustrime sipas nevojës. Mund të gjendet në internet dhe me mundësi të printimit dhe shpërndarjes. Libërthi i shtypur mund të dal më vonë.

Qëllimi i vetëm i këtij udhërrëfyesi është ofrimi i informacionit. Mirëpo, është e kuptueshme që ky udhërrëfyes mund të kuptohet si arrogant dhe fyes. Projekti vazhdimisht reflekton lidhur me këtë.

Koncepti dhe përmbajtja e këtij udhërrëfyesi është dizajnuar dhe hartuar me ndihmën e shumë njerëzve (nga Siria, Afganistani, Sudani, Egjipti, Palestina; njerëz që kanë emigru së voni në Gjermani; njerëz që aktualisht janë refugjatë etj). Ishte shumë e rëndësishme për të përfshirë refugjatët në hartimin e këtij udhërrëfyesi. Gjatë diskutimit të prjektit me refugjatët, në veçanti është diskutuar lidhur me atë nëse një udhërrëfyes i tillë mund të përceptohet si diçka arrognate dhe nënçmuese. Refugjatët në veçanti kanë ngritur këtë shqetësim dhe përkundrazi, ata kanë kërkuar informacion të tillë.