Seksion 8 – Në raste emergjente

Mundohuni të ndihmoni personat që janë në rrezik. Mos qëndro anash, ju çdoherë mund të ndihmoni. Secili duhet që të ndihmojë personat në nevojë, psh duke u ofruar ndihmën e parë dhe lajmëruar shërbimin emergjent.

Në rast të konfliktit, vjedhjes, ngacmimit seksual: lajmëro policinë (thirr 110 në çfarëdo telefoni). Policët janë zakonisht të sjellshëm dhe janë aty për të ndihmuar dhe prandaj e marrin secilën thirrje seriozisht.

Në rast të zjarrit ose emergjencës mjekësore: lajmëro zjarrfikësit (thirr 112 në çfarëdo telefoni). Kjo linjë duhet përdorur vetëm për raste shumë serioze. E njëjta vlen për shërbimin e emergjencës në spital.

Për të takuar mjekun, refugjatët duhet fillimisht të konsultohen me zyrën e sigurimit shoqëror. Zyrat e mjekut zakonisht janë hapur nga ora 8 në mëngjes deri në ora 12 dhe ndonjëherë deri pasdite. Shumica e mjekëve flasin anglisht.

Nëse keni nevojë për mjekun në mbrëmje, të dielave ose gjatë festave, ju mund të vizitoni një nga barnatoret kujdestare (‘Not-Apotheke’). Përdorni google-in ose thirrni 22 8 33 (maksimum 69 Centë për minut) nga një telefon mobil për të kuptuar se cila barnatore punon gjatë kujdestarisë. Po ashtu, në dritaren e secilës barnatore ka udhëzime për barnatoren kujdestare më të afërt.