Seksion 7 – Formalitete

  • Dyqanet dhe zyret (zyrtare) hapen dhe mbyllen në kohë. Nëse për shembull orari i punës (‘Öffnungszeiten’) mbaron në ora 4 pasdite, rekomandohet që të jeni aty më së largu në ora 15:55 (3 e 55 pasdite), sepse në ora 16:01 (4 e 1 minut pasdite) dera do të jetë e mbyllur. E njëjta vlen edhe për orarin e trenave, autobusëve etj.

  • Të kesh punë me burokraci ndonjëherë është goxha punë e komplikuar dhe mund të duket joefikase. Procedurat marrin kohë sepse institucionet kanë rregullat e tyre. Kjo mund të ju frustroj. Gjithsesi, procedurat janë të njëjta për të gjithë dhe janë korrekte. Ofrimi ose marrja e ryshfetit është krim.

  • Shumica e njerëzve në Gjermani respektojnë rregullat e komunikacionit. Ata respektojnë shenjat dhe ndalen në semafor edhe kur askush nuk është në anën tjetër. Nëse nuk ka shenjë ose semafor: personi që vjen nga e djathta ka përparësi (‘rechts vor links’).

  • Shirita të veçantë ekzistojnë për biçiklistë, veçanërisht në qytete. Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes është i ndaluar. Të gjithë personat në veturë janë të obliguar të vendosin rripin e sigurisë. Fëmijët duhet të përdorin një ulëse të veçantë për madhësinë e tyre.

  • Thirrjet telefonike zakonisht bëhen gjatë orarit të punës. Pra, deri në ora 4 ose 5 pasdite. Thirrjet private nuk bëhen pas orës 9 ose 10 në mbrëmje. Kur të thërrasësh dikë në telefon prezantohuni me emër.

  • Kur të përdorni transportin publik, është e domosdoshme të blini biletën paraprakisht. Ju mund t’i blini ato në biletari ose aparat për bileta. Kur të hyni në tramvaj, autobus ose tren lokal, ndonjëherë ju duhet të validoni biletën për udhëtim (psh in Berlin ose Mynhen). Procedura dhe llojet e biletave dallojnë varësisht nga rajoni dhe qyteti.