Seksion 6 – Ushqimi, pijet dhe pirja e duhanit

  • Uji i çezmes mund të pihet pa problem. Uji i çezmes në Gjermani mbikëqyret rreptësisht dhe s’ka asnjë rrezik. Ka disa përjashtime megjithatë, për shembull në vende publike apo trena, ku shkruhet qartë: ‘Kein Trinkwasser’ (uji nuk pihet).

  • Në Gjermani ju do të gjeni lloje të ndryshme të ushqimit si mish pule, viçi, derri. Nëse ju nuk hani ndonjë lloj mishi, ju mund të pyesni lirisht për llojin e mishit në shujtë. Gjermanët zakonisht hanë shumë mish derri.

  • Ju mund të gjeni shumë vende që shërbejnë dyner, mish të pjekur dhe mbështjellur në petë buke. Zakonisht bëhet me mish viçi, pule ose qengji. Dyneri, sikurse ushqimet e tjera të shpejta (pica, hamburgeri, patatet e fërguara etj) zakonisht hahet pa thikë dhe pirun. Thika dhe piruni përdoren kur të hani në tavolinë.

  • Shumë ëmbëlsira në Gjermani përmbajnë xhelatinë nga derri, pra nëse doni të siguroheni që ushqimi është hallall, bleni ato qe shkruajnë ‘vegetarian’ ose shiko listën e përbërsve nëse ka ‘Gelatine’.

  • Në Gjermani ka supermarkete të lira (psh ALDI, LIDL dhe Penny) dhe më të shtrenjta (psh REWE dhe EDEKA) që ofrojnë çdo gjë që ju nevojitet. Po ashtu, ka edhe tregje të fermerëve dhe markete të vogla, përfshirë markete turke, afrikane, aziatike, greke etj. Nëse hani ushqime hallall, ju mund t’i gjeni ato zakonisht në markete (dhe restorane) turke ose arabe. Për dallim nga supermarketet, disa pompa te benzinës janë të hapura 24 orë dhe shpesh shesin ushqime, por janë më shtrenjtë.

  • Alkoholi, kryesisht birra dhe vera, konsiderohet pjesë e ngjarjeve shoqërore në mbrëmje, si gjatë darkës ose tubimeve. Mirëpo, është krejt e pranueshme të mos pini alkohol, sepse edhe shume gjermanë nuk e konsumojnë atë. Nëse ju ofrohet alkohol, ju mund ta refuzoni atë duke thënë ‘nein, danke’. Vozitja pas konsumit të alkoholit është e ndaluar.

  • Pirja e duhanit bëhet në shumë vende publike, qoftë nga meshkujt, qoftë nga femrat. Në restorane dhe stacione të trenit ka zona speciale për pirje të duhanit ‘smoking areas’. Zakonisht konsiderohet më e mirësjellshme të pihet duhan në ballkon ose jashtë. Pirja e duhanit afër atyre që nuk janë duhanpirës, fëmijëve ose grave shtatëzëna konsiderohet sjellje e keqe.