Seksion 5 – Ambienti dhe ekologjia

  • Njerëzit në Gjermani njihen për sjelljen e tyre miqësore ndaj ambientit: ata ndajnë mbeturinat dhe mundohen t’i riciklojnë. Atyre nuk u pëlqen bërlloku në tokë. Kjo vlen për qytet po edhe për natyrë, psh parqe, afër rrugës apo në pyll. Zakonisht mbeturinat mblidhen dhe hidhen në shportën më të afërt, edhe kur kjo nënkupton që mbeturinat të barten me vete derisa të gjeni një shportë. Zakonisht shportat gjenden ne vende publike, përfshirë stacionat e trenave, autobusëve, parqet etj.

  • Shumë njerëz në Gjermani mundohen të shpenzojnë sa më pak energji dhe burime. Kjo bëhet për të mbrojtur ambientin po edhe për të kursyer. Për shembull, njerëzit nuk e lënë frigoriferin hapur gjatë (në shtëpi ose market). Po ashtu, njerëzit ndalin dritat kur të largohen nga dhoma.

  • Zakonisht dritaret mbyllen hermetikisht. Prandaj, mund të jetë e nevojshme që për ajrosje të hapni dritaren kohë pas kohe. Për të kursyer energji, ndaleni ngrohjen kur dritarja është e hapur.

  • Shumë shishe mund të kthehen për një shumë prej 8-25 Centë. Ju mund t’i ktheni atu në secilin supermarket ku ato shiten, dhe jo vetëm në supermarketin ku i keni blerë. Kjo bëhet me qëllim që të ndihmohet ambienti duke recikluar dhe përdorur për së dyti shishet dhe për të prodhuar sa më pak mbeturnina.