-
Diskriminimi gjinor, racor, fetar apo seksual është ilegal dhe mund të dënohet. Nëse ju ndjeheni i diskriminuar ose kërcënuar, qoftë edhe verbalisht; lajmëroni policinë. Dhuna nuk është asnjëherë përgjigje ndaj çfarëdo komenti, qoftë ai fyes, diskriminues apo kërcënues. Për më shumë, dhuna është e ndaluar me ligj në Gjermani.
-
Femrat dhe meshkujt janë të barabartë dhe gëzojnë të drejta të njëjta. Nëse dikush (ai ose ajo) kërkon nga ju që ta lini të qetë, ju duhet ta bëni këtë. ngacimini i të tjerëve, meshkujve dhe femrave, është i ndaluar. Kërkoni leje para se të fotografoni dikë.
-
Homoseksualizmi konsiderohet gjë normale në Gjermani. Për shembull, një ish ministër i jashtëm isht publikisht homoseksual. Çiftet homoseklsuale mund të bashkjetojnë ligjërisht.
-
Njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin kë dëshirojnë të martojnë apo nëse duan të martohen fare. Është krejt normale të mos martoheni, të keni prindër të pamartuar apo të mos keni apo dëshironi fëmijë.