-
Njerëzit në Gjermani përdorin shtërngimin e duarve shpesh, dhe atë kur të takohen dhe largohen, dhe kur të takojnë njerëz të ri. Konsiderohet e zakonshme që kur një person bashkohet me një grup të shtërngoj duart me gjithësecilin. Kjo shoqërohet me shikim drejt në sy të personit që i jipet dora. Shtërngimi i durave me të gjithë, meshkuj dhe femra, është i zakonshëm.
-
Kur shokët takohen, është e zakonshme që të përqafohen, dhe në disa rajone të Gjermanisë, të puthin të tjerët, zakonisht personat e gjinisë tjetër, në faqe. Kjo kuptohet në një mënyrë shoqërore joseksuale.
-
Shpesh njerëzit thonë atë që mendojnë. Ata nuk duan të jenë të pasjellshëm por të sinqertë. Kriticizmi (konstruktiv) konisderohet pjesë thelbësore e përmirësimit të vetvetes dhe të tjerëve, veçanërisht në punë.
-
Saktësia është me rëndësi. Nëse vonoheni në takim, qoftë edhe 5 minuta, mund të konsiderohet mungesë respekti sepse ju lini personin tjetër të presë. Nëse jeni vonë, thërrisni personin tjetër dhe njoftojeni për vonesën. Kjo është e zakonshme si në punë si në jetën private, kur takoheni me miq.
-
Nëse ju ofrojnë dicka, ‘nein, danke’ (jo, faleminderit) është ‘jo’ e sjellshme, dhe ‘bitte’ or ‘gerne’ nënkupton ‘po’.