-
Secili person mund të praktikoj fenë e tij/saj ose asnjë fe. Feja konsiderohet çështje private. Pra, ju jeni i lirë të besoni në çfarëdo feje, por po ashtu ju duhet të pranoni faktin se njerëz të tjerë besojnë në Zot tjetër, apo nuk besojnë fare.
-
Opinionet dhe debatet në Gjermani orientohen nga kompromisi dhe jo grindja. Shtypi ka një liri të veçantë, lirinë e shtypit. Kjo garantohet me ligj. Shtypi adreson një gamë të gjerë të çështjeve, përfshirë edhe kritikën ndaj qeverisë dhe institucioneve (përfshi kishën). ‘Liria e shprehjes’ ju mundëson juve të thoni atë që mendoni, përderisa nuk është diskriminuese, fyese apo kërcënuese.
-
Shprehja e ndjenjave në publik nga çiftet (e gjinisë së njëjtë ose të kundërt) është e zakonshme. Kjo mund të përfshijë mbajtjen e duarve, puthjen dhe ledhatimin në vende publike. Kjo është e sjellje e pranueshme dhe duhet injoruar kur të kaloni pranë.
-
Zhveshja e pjesshme është e zakonshme dhe normale, psh veshja e bluzave me mëngë të shkurta, pantallona të shkurtë apo mini funde. Ngulitja e syve te të tjerët konsiderohet e pasjellshme.
-
Disa sauna dhe pishina lejojnë praninë ‘pa rroba’. Përndryshe, njerëzit veshin rrobabanjo në pishina publike. Zakonisht saunat dhe pishinat nuk ndahen sipas gjinisë, edhepse ndonjëherë femrat dhe meshkujt kanë orare të veçanta.