Seksion 0 – Hyrje

Mirësevini në Gjermani! Ky udhërrëfyes ka për qëllim që të ju ofrojë informata për vendin në të cilin gjendeni tani. Është përgatitur në përgjigje të pyetjeve të përgjithshme të refugjatëve. Pjesa më e madhe e këshillave në këtë libërth nuk duhet kuptuar si ligj ose rregulla strikte. Njerëzit në Gjermani jo çdoherë do të sillen sipas këtij udhërrëfyesi. Gjithsesi, shumica e sjelljeve të përshkruara më poshtë janë praktikë e zakonshme për shumicën e njerëzve, shumicën e kohës. Më shumë informacion.